FOTO: Në 1918, si sot. Maskat me detyrim në rrugë dhe mjetet e transportit publik, pamjet e rralla të një shekulli më parë në periudhën e Gripit Spanjoll

Nga dita e djeshme, mbajtja e maskës është bërë me detyrim edhe në Shqipëri.
Edhe pse vendimi është duke u respektuar në masë, në rrjet dallohet një lloj irritimi për këtë vendim.
Kjo për faktin se maska është bërë me detyrim në rrugë, por ndërkohë nuk është e nevojshme që ta mbash në lokale dhe restorante, aty ku mundësia e infektimit është shumë herë më e madhe se në rrugë.
Megjithatë, mbajtja e maskës në rrugë, nuk është diçka e re.
Një shekull më parë, kur bota u prek nga Gripi Spanjoll, njerëzit sajonin maska nga më të ndryshmet për t’u mbrojtur nga sëmundja, e cila vrau dhjetëra miliona njerëz.
Shihni fotot për më shumë.






















