Punonjësit e landfillit përplasen me zyrtaret e PD-së: Kunati i Bashës na shfrytezonte e paguante 30 lekë, sot marrim rrogë mujore

Punonjësit e kompanisë u ballafaquan me ta, teksa theksojnë se investimi e ka ndryshuar komplet zonën, por edhe ekonominë familjare të tyre, pasi tashmë paguhen me rroga të kënaqshme.
Punonjësit u kërkuan zyrtarëve të PD që të mos mashtrojnë opinion publik, por të futen brenda landfillit dhe të njihen me realitetin.
Gjatë debatit, Belind Këlliçi thotë se nuk ka ndonjë problem nëse ai gënjen dhe duhet lejuar ta bëjë këtë edhe nëse faktet flasin ndryshe.
Pjesë nga biseda
Belind Kelliçi: Nëse unë do gënjej, çfarë problemi ka? (Shih videon në 1:06 sekonda)
Ina Rama: Ju jeni pqr bukën e gojës, ju nxjerrin këtu. Ju shkepusin nga puna për të cilën paguheni me taksat tona
Punëtorja: Mos gënjeni! Po për bukën e gojës jam, por me ju merrja 30 lekë. Jetoja mes plehrave dhe kisha plehrat në derë të shtëpisë. (Shih videon në 3 minuta e 15 sekonda)
Ima Zhupa: Ke punuar me Ardit Gjoklaj?
Punetorja: Me Lulzim Bashën kam punuar dhe Dionis Teqen, aty kena punuar. Me 30 lekë jena paguar. Ikni se nuk ju do njëri.
Kujtojmë se në kohën që Lulzim Basha ishte kryebashkiak i Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë.
Gazeta Shqip