Ministria nxjerr urdhrin/ Dëbohet spiuni iranian nga Shqipëria

Ministria e Brendshme ka vendosur përundimisht për të dëbuar një shtetas iranian i cili është shpallur i padëshirueshëm në Shqipëri, pasi shtyu afatin dy muaj më parë.

Bëhet fjalë për iranianin Ehsan Bidi, për të cilin ishte vendosur që të dëbohej në gusht, urdhëri i dëbimit u vendos sot. Bidi, ka qenë kontigjenti i parë i muxhahidinëve të opozitës iraniane që ka mbërritur nga iraku në vitin 2013, por më pas është zbuluar se është agjent i spiunazhit të Teheranit.

Qeveria shqiptare bëson se ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri. Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.

Gazeta “Shqip” ka siguruar urdhrin e dëbimit të iranianit, të firmosur nga kryekomisari Arben Ibro.

Bidi mbërriti në vendin tonë si një pjesë e një kontigjenti prej 2000 muxhahedinësh. Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i Inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të muxhahedinëve të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.

Qeveria shqiptare dy vjet më parë ka shpallur non grata ambasadorin e Iranit në Tiranë dhe një tjetër diplomat. Ky vendim u mor pasi u zbulua një tentativë për atentat me makinë bombë në kampin e muxhahidinëve pranë Vorës. Më pas opozitarët iranianë u zhvendosën në Manzë të Durrësit./GazetaShqip

Ministria nxjerr urdhrin/ Dëbohet spiuni iranian nga Shqipëria

Back to top button
LAJMET E FUNDIT