Joe Biden shpalos vizionin për SHQIPËRINË dhe KOSOVËN: Forcojmë partneritetin me shqiptarët! Do t’i ndihmojmë me reformat në rrugën drejt BE

Kandidati për president i SHBA-së, Joe Biden shpalos vizionin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën dhe thotë se do të punojë për uljen e influencës ruse në Ballkan.

Biden tha se Shqipëria dhe Kosova do të jenë në fokusin e tij, nëse fiton zgjedhjet presidenciale, teksa u shpreh se mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe kritikoi qasjen e “pabalancuar” të Trump në problematikat Kosovë-Serbi.

Vizionin për dy popujt shqiptarë, pretendenti për Shtëpinë e Bardhë e shpalosi nëpërmjet një deklarate të përbashkët me zëvendësen e tij, Kamala Harris.

Joe Biden tha se ai dëshiron ta forcojë partneritetin SHBA-Shqipëri në vazhdën e aleancës brenda NATO-s, të zhvillojë raportet ekonomike-tregtare dhe të ndihmojë demokratizimin e vendit.

“Biden e mbështet Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kjo do të thotë se do e ndihmojë me reformat e vështira që i duhen për të ecur përpara – përfshirë shtetin e së drejtës, antikorrupsionin, reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Gjithashtu do të sigurohet që dyert e BE-së të mbeten hapur kur vendet si Shqipëria të jenë gati.”

Për stabilizimin e rajonit, Joe Biden, tha se do të adresojë problematikat Kosovë-Serbi.

Ai e ka kritikuar gjenocidin serb në Kosovë në vitet ’90 dhe ka mbështetur përpjekjet e Prishtinës për pavarësi, por qasjen e presidentit Donald Trump për t’i afruar palët, e sheh të pabalancuar.

Biden, i cili ka qenë ndër të parët që e ka kritikuar gjenocidin serb në Kosovë dhe ka kërkuar ndërhyrje, tha se qasja e presidentit Trump është e pabalancuar.

“Biden do rivendosë raportet e paanshmërisë dhe barazisë kundrejt Kosovës dhe Serbisë. Bashkë me Bashkimin Europian, do synojë arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe garanton njohjen e plotë; do këmbëngulë që të veprohet me drejtësi për krimet e luftës, për personat e zhdukur dhe do inkurajojë BE-në të përmbushë premtimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT