Meta ‘përplaset’ me Kryemadhin për maskat: Nuk jam me ata që thonë mos i vini

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme në konferencën e përjavshme me gazetarët foli për çështjen e maskave.

Edhe pse bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka bërë apel herë pas here që të gjithë të dalin kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskës, Kreu i Shtetit mendon ndryshe.

“Nuk jam me ata që thonë mos i vini maskat, që prej fillimit të pandemisë kam bërë apel të vazhdueshëm që të zbatohen të gjitha masat e vendosura nga autoritetet.

Vendosni maskën, mbani distancën dhe lani duart, është gjëja më e mirë për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj.

Ama nuk jam dakort që t’u hiqen dritat shqiptarëve për gjobat që marrin nga maskat,” tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT