Akuzat e presidentit, Rama: Ilir ti nuk je komandanti i Shqipërisë, por i…
Kryeministri Edi Rama ka reguar pas deklaratave të ashpra dhe të forta të kreu të shtetit të lëshuara në ardesë të tij.
Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, Rama ka ironizuar kreun e shtetit. “Ilir ti je thjesht Komandant i LSI, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me shkeljet e marrëveshjes së 5 qershorit, teksa ka kërcënuar që çështja mund të kthehet edhe në referendum.
“Presidenti është pro marrëveshjes për 5 qershorin. Të gjithë duhet të reflektojnë dhe të mos e kthejmë në një referendum. Do të jetë më I madhi që kanë bërë shqiptarët që nga Skënderbeu dhe këtë gjë nuk e ndal dot askush. Të bëhen pjesë të gjithë e kohës së humbur dhe të mos shkojmë në referendum. Siç ka bërë dhe heroi ynë kombëtar”, ka thënë Presidenti Meta.
Gjithashtu Meta dha një mesazh të drejtpërdrejt në konferencë duke u shprehur se Rama nëse është i marrë peng të flasë. “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura, por është ushtari i parë u Republikës. Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e çdo qytetari. Le ta djnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës! Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng”, theksoi Meta./Gazeta Shqip