Lleshaj zbulon shifrat: 2811 qytetarë të gjobitur për maskat, ndërpresimin zinxhirin e virusit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar shifrën e gjobave të vendosura nga policia për mosmbajtjen e maskave.
Nga e enjtja, që kur hyri në fuqi vendimi, ministri bën me dije se janë gjobitur 2811 qytetarë. Sipas tij, këto gjoba ndërpresin zinxhirin e koronavirusit.
“Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.
Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.
Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.”, shkruan ministri.