Basha në dispozicion të drejtësisë/ Përgjigjja për praninë e ish-deputetit Gerti Bogdani në foton me ministrin e Zimbabves

Në daljen e përditshme për mediat Lulzim Basha i dha jehonë skandalit të ndodhur në Zimbabve, ku Ministri i Shëndetësisë  është arrestuar për një aferë korruptive me vlerë 60 milion dollarë.

Në këtë foto me ministrin e Zimbabve, të cilin kryetari demokrat e etiketoi si peshk i madh shfaqet edhe ish deputeti demokrat Gerti Bodgdani.

Top Channel e pyeti kryetarin e Partisë Demokratike nëse kishte folur me ish deputetin e tij se çfarë kishte ndodhur, por Lulzim Basha shmangu detajet për rrethanat e fotos dhe arsyet se pse ish zyrtari demokrat shfaqej krah ministrit te arrestuar dhe u mjaftua me këtë përgjigje.

“Çdo person i PD është në dispozicion të drejtësisë për absolutisht për gjithçka që drejtësia kërkon ta marrë në dispozicion, nga unë i pari deri te anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike”, tha kryedemokrati. Top Channel

Back to top button
LAJMET E FUNDIT