“S’duhet të jenë pjesë e qeverisë ata që dogjen flamurin e NATO-s”/ Abazoviç: S’më duket me logjikë

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, në Mal të Zi Dritan Abazoviç në një intervistë ka thënë se është i kënaqur me ecurinë e krijimit të qeverisë së re. Ai gjithashtu shtoi se siguria të jetë prioriteti kryesor në vend.

 “Shpresoj se dinamika e vendosur nga kryeministri i mandatuar do të respektohet. Ne kemi thënë që duhet të mbulojmë sektorin e sigurisë për shkak të orientimit të qartë Euro-Atlantik,” u shpreh ai.

Ndërsa më poshtë ai tha se nuk duhet që të jenë pjesë në Ministrinë e Mbrojtjes ata që dogjen flamujt e NATO-s: Nuk më duket me logjikë.

Abazoviç tha se partia e tij insistoi që në Mal të Zi të jetë në krye një qeveri ekspertësh dhe se disa nga emrat e përmendur në media ishin të pranueshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT