‘Shpërthen’ deputeti: Kur PLEHRAT me kollare ‘zihen’ për plehrat e qytetarëve
Prej disa javësh opozita jashtëparlamentare akuzon qeverinë se ka bërë afera korruptive me inceneratorët e Tiranës, fierit dhe Elbasanit.
Ndërkohë deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka “shpërthyer” në akuza ndaj politikanëce, duke i quajtur “plehra me kollarë” që zihen për plehrat e qytetarëve.
Ai shprehet se “plehrat me kollare” kanë 30 vite që mashtrojnë shqiptarët me fjalë dhe debate false, duke vjedhur dhe duke u tallur me qytetarët.
Postimi i plotë:
Kur PLEHRAT me kollare “ zihen” per plehrat e qytetareve
Ka disa jave qe plehrat politik bejne sikur “ luftojne” njeri tjetrin per plehrat e Tiranes, te Fierit te Elbasanit dhe gjithe Shqiperise
Pra e thene ndryshe PLEHRAT “ bejne” politike me PLEHRAT
Ndryshimi eshte vetem tek veshja dhe tek fjalet
Plehrat qe vishen me kostum dhe kollare mashtrojne Shqiptaret me fjale dhe me debate fallco, ndotin vendin dhe kane 30 vjet qe mbajne ere te piste
Plehrat qe vishen me thase te zinj plasmasi nuk mashtroje askend perkundrazi pastrojne qytetaret nga ndotja dhe era e piste
Kur i sheh qe “ plehrat” me kollare “ luftojne” njeri tjetrin ne emer te plehrave me thase te zinj plasmasi, çdo Shqiptare tashme mendon me vete se jane me te paster plehrat me thase sesa keta me kemisha te bardha
Plehrat me kollare kane 30 vjet qe vjedhin, mashtrojne, tallen, perçmojne, perbuzin, dhunojne , ndotin dhe bejne pis Qytetaret Shqiptare
Ndersa plehrat me thase plasmasi vetem ndotin ambjentin ku jetojne Shqiptaret ,sa here qe plehrat me kollare “zihen “mes njeri tjetrit se kush do vjedhi me shume nga “ strehimi” i plehrave pa kollare
Plehrat me kollare prej 30 vitesh kane share e peshtyre njeri tjetrin, kane akuzuar njeri tjetrin, kane degjeneruar njeri tjetrin, kane qeverisur me njeri tjetrin, kane votuar njeri tjetrin, kane perqafuar njeri tjetrin, kane mallkuar e kane uruar njeri tjetrin, kane akuzuar njeri tjetrin, kane amnistuar njeri tjetrin
Çfare nuk i kane thene njeri tjetrit dhe prape jane bashke me njeri tjetrin
Ndersa plehrat me thase plasmasi kurre nuk jane share e peshtyre me njeri tjetrin dhe pasi jane bashkuar nje here me njeri tjetrin si ne Sharre si ne Fier si ne Elbasan apo kudo, nuk jane ndare kurre me njeri tjetrin por bashkejetojne perjetesisht me njeri tjetrin duke pranuar njeri tjetrin me gjithe eren e piste qe mund te kene por qe eshte shume me e paket dhe me e “kendeshme” se sa pislliku i PLEHRAVE me kollare