Vizita e ministrit grek, Tritan Shehu: ‘Deti’ të shkojë në Hagë! Marrëveshja jonë në 2009 ishte e drejtë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë nesër Tiranën, ku do të takohet me krerë të shtetit dhe politikës. Një nga temat kryesore të bisedimeve do të jetë dhe çështja e detit me Shqipërinë.
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, në një deklaratë për OraNews deklaroi se marrëveshja e vitit 2009 ishte e drejtë, pavarësisht se u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, pas një periudhë të vështirë të marrëdhënieve 8 vjeçare. Shehu kërkon që çështja e Detit të zgjidhet në Hagë.
“Është një vizite shumë e rëndësishme, e para e Ministrit të Jashtëm të Qeverisë europeiste të Mitsotakis, por që nuk mund të ketë përfundime konkrete me Ramën për 8 vite destruktiv, në ikje tani e aspak të besueshëm.
Është mbas një periudhe të vështirë afer 8 vjeçare si pasojë e shkaterrimit të qëllimshëm nga Rama te marrëdhënive strategjike me Greqinë.
Me prishjen e marrëveshjes normale të detit të 2009 u humb një shans pozitiv për të gjithë, tani ngel rruga e Gjykatës së Hagës. Marrëdhëniet midis vendeve zgjidhen me seriozitet, jo duke bërë “cubin” e as kapitullantin si ka luajtur Rama, e as me këngë e valle.”
Shehu thotë se pas 25 prillit do ketë një ristrukturim të marrëdhënënieve mes dy vendeve.
“Kështu mbas 25 prillit do tëzgjidhen dhe çeshtjet e mbetura apo te krijuara artificialisht nga përpjekjet destruktive të Ramës në këto dy mandate.Këto çeshtje do të zgjidhen në përputhje me Traktatin e Miqësisë së 1996. Midis Greqisë e Shqipërisë nuk ka “Ligj lufte”, ka vetëm partneritet strategjik.”