FOTO/ Policia blindon Ministrinë e Jashtme, ministri i Jashtëm grek do të pritet me protesta

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias, vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku në fokus pritet të jenë çështjet e mbetura ende të pazgjidhura mes dy vendeve, por edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Policia e Shtetit ka blinduar perimetrin e Ministrisë së Jashtme, pasi Dendia do të pritet me protesta.
Anëtarë të Vetëvendosjes dhe të shoqatës Çamëria kanë paralajmëruar protesta ndaj Dendias.
Ky i fundit do ta nisë serinë e takimeve në 11:30 me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ndërsa pas mesdite do të mbërrijë në kryeministri, ku do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën.
Në orën 14:45, ministri i Jashtëm grek do të takohet me presidentin Meta, ndërsa në 16:00 me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vizita e tij në Tiranë pason atë të kreut të qeverisë në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis.