VIDEO/ Dendias në Tiranë – Protestuesit përplasen me policinë, ndalohet drejtuesi i Vetëvendosje

Situata paraqitet e tensionuar në ambientet e Ministrisë së Jashtme, teksa pritet të vijë ministri grek Nikos Dendias.
Protestuesit po përplasen me policinë, ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi.
Po ashtu kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU janë rrethuar nga forcat policore.
”Është një shtetrrethim i vërtetë nga Policia shqiptare Kishim bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek. Për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Shqipëria boll ka humbur tokë e det. Fatkeqësisht leja dhe njoftimi jonë është refuzuar me justifikimin e COVID-19. Ne do e bënim me distancim social, pankarta dhe foni.
Fatkeqësisht është i turpshëm reagimi dhe arsyeja. Shohim përditë asambletë e Ramës, mbledhje partie e konferenca dhe s’ka problem. Nuk e zgjodhëm ne që në kohë COVID-i të bëjmë protestë, por në kohë COVID-i Greqia në flet më duart e forta. Më vjen keq që jemi duke u vendosur para vëllezërve tanë të Policisë, jam i bindur që mendojnë si ne. Ne nuk ke mi dalë të fshihemi.”- tha Idrizi.
Dendias pritet të mbërrijë në MEPJ rreth orës 11:30. Në ora 12:15 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në ora 12:45 do të dalin në një deklaratë për median.