“Bravo ju qoftë, grekun e rujtët”/ Shpëtim Idrizi nervozohet dhe hedh maskën drejt policisë

Kryetari i PBDIU, Shpëtim Idrizi, është shfaqur shumë i nervozuar me policinë që po ndalon protestuesit që janë vendosur përpara ministrisë së Jashtme kundër ardhjes së ministrit grek Niko Dendias.
“Bravo ju qoftë, grekun e rujtët se po i gjuanim me fjalë, ndërsa shqiptarët atje në kufi me Greqinë i kërkojnë 1000 gjëra për të hyrë.
T’ju vijë turp që e mbroni grekun nga ne,” tha Idrizi.
Deri tani policia ka shoqëruar 24 anëtarë të PBDIU që protestonin me flamuj.
Po ashtu në polici është shoqëruar edhe kreu i Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi.