Edi Rama sulmon Metën për maskat: Vetëm President Republike nuk është!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka sulmuar kreun e shtetit Ilir Meta, i cili një ditë më parë akuzoi qeverinë në lidhje me gjobat për mos-mbajtje maskash.

Në fjalën e mbajtur me task-forcën anti-Covid-it, Rama ka dhënë një qëndrim të ashpër për Metën. “Si mundet një person, që vetëm President Republike në vend, të cilësojë gjobat si shantazh ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut. Imagjino, sikur këtë deklaratë ta kishte bërë Mbretëresha e Britanisë së Madhe, ku gjoba është shumë e lartë, imagjino sikur këtë deklaratë ta kishte bërë Presidenti i Gjermanisë, i Francës apo Italisë”, tha Rama, i cili foli gjatë për njjë aksion të ashpër të qeverisë për të ndaluar zgjerimin e infeksionit të Covid 19, që mund të rrezikojë një mbyllje të re në vend.

Në konferencën e shtypit që mbajti dje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, tha se

“Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse e shndërron OSHEE në një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba. Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhohen.

OSHEE ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë. i bëj thirrje qeverisë të reflektojë, i bëj thirrje kuvendit ta ndryshojë aktin normativ. Maskat duhet t’i vendosim për të mposhtur koronavirusin dhe jo t’i shpëtojmë ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare“.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT