Gjuajti me shishe drejt ministrit grek/ Shpëtim Idrizi: Shpresoja ta zinte në kokë e të freskohej

Dita e sotme u shoqërua me tensione të shumta, e deri në përplasje të protestuesve me policinë në kuadër të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë.
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për gjestin e tij ditën e sotme ku tentoi që të sulmojë me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.
Idrizi thotë se shpresonte që ajo shishe ta kapte në kokë Dendias që të freskohej ndoshta meqë sot në Tiranë është vapë.
Më tej ai reflekton për këtë akt duke theksuar se ishte akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë por ajo është më e pakta që mund të bënte në mënyrën se si po sillet Policia shqiptare dhe vetë Greqia.
”Sa herë duan për mitingjet e tyre, asambletë e tyre të lejohen, në këtë raste jo. Megjithëse i
Sigurisht që në raste të itilla, e them me plot gojë, në kushte të tilla, për të na penguar, për të adresuar qeveritarët tanë, bazuar mbi Kushtetutë ne e kemi vazhduar protestën, organizatori jam unë. Jo t’i merrnin
Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë. Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisa, nga mënyra si po sillet, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë.