“Rama kërcënimi më i madh”/ Basha kërkon rritjen e testimeve për Covid dhe më shumë lekë për personelin mjekësor

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar më tepër testime të Covid në vendin tonë. Me anë të një postimi të një video në rrjetet sociale, Basha e krahason Ramën si një njeri që po i kërcënon jetën shqiptarëve, pasi sipas tij qeveria nuk po merr sipas tij, asnjë masë për Covid.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre. Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, shkruan Basha, i cili në këtë postim shprehet se “halli i Ramës janë tenderat sekretë’.

Partia Demokratike prej ditësh ka kërkuar rritjen e testimeve në vend, duke prezantuar një paketë prej 5 pikash për të përballuar situatën kritike në ekonomi të krijuar nga pandemia e Covid.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT