Milo kundër pretendimeve të Athinës: Ja pse Greqia nuk mund të zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një vizitë zyrtare ditën e sotme në Tiranë.  “Dendias do të marrë atë që Athina do”, janë edhe artikujt e kohëve të fundit të cilat janë hasur në mediat greke.

Ish-ministri i Jashtëm,  Paskal Milo deklaroi se Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar.

“Jo gjithçka që thotë media greke është e vërtetë dhe jo gjithçka që thotë media greke do të bëhet. Çështja e 12 miljeve është diskutuar gjerë e gjatë, por midis të drejtës që i jepen Konventa e “Montego Bay” e vitit 1982, një Konventë të miratuar në kuadër të Kombeve të Bashkuar dhe realiteti i zbatimit të kësaj të drejtë që çdo shtet bregdetar ka të drejtë që të zgjerojë ujerat e tij territoriale deri në 12 milje është një hendek i madh, sepse jo çdo e drejtë zbatohet apriori, do të zbatohet në kushte konkrete”, tha ish-ministri i Jashtëm i ftuar në studion e Abcnews.

Sipas tij, Greqia në detin Jon, në kufijtë me Shqipërinë nuk e ka mundësinë që t’i zbatojë ato 12 milje si kufi detar, nuk e ka atë mundësi.

“Për sa kohë që nuk  e ka atë mundësi, nuk ka se si ta zbatojë sepse ka edhe një pikë në Konventën e “Montego Bay” që thuhet se atje ku ka atë mundësi duhet patjetër të ketë marrëveshje me shtetin fqinj bregdetar. Nuk mund të bëhet se kam apo nuk kam unë dëshirë. Këtë janë të detyruar ta zbatojnë të gjithë ata që kanë nënshkruar dhe pranuar këtë Konventë”, tha Milo.

Ju keni qenë Ministër i jashtëm kur homologu ishte zoti Pavlos, i cili është nga ata studiues që ka pranuar që flet shqip. Nikos Dendias është arvanitas gjithashtu, i ati Spiro Dede, (me disa variante mbiemrash) ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë në Korfuz dhe është takuar nga gazetarë shqiptarë dhe fliste shqip lirshëm. Këta ministra të Jashtëm Aranitas si ndjehen, cila është ndjesia e tyre kombëtare?

Milo: Unë nuk e dija që familja Dede dhe Spiro Dede është nga fshati Ilias, ai ka shkruar shumë vite të shkuara, për Himarën. Kjo nuk do të thotë gjë.

Edhe Pangallos, trashëgimtar i brezave arvanitase,, shprehej se gjyshja e tij nuk dinte greqisht. Ai vete fliste dhe flet pak shqip dhe kupton shumë mirë. Kurse Dendias kam përshtypjen se nuk është arvanitas në kuptimin e brezit të parë, është i mëvonshëm, por si shumë himariotë kanë dhënë dhe kanë marrë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT