Rama thirrje naftëtarëve të Ballshit: Dilni nga greva, ejani të bisedojmë!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit që të dalin nga greva e urisë dhe të zhvillojnë bisedime.

Rama thekson se ky nuk është një problem i krijuar nga qeveria dhe nuk zgjidhet me presion e me ultimatume.

Kryeministri Rama në Twitter

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume!

Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT