“Kush më shan më shumë do zbresë…”/ Rama u bën “premtimin” kuksianëve në Londër

Kryeministrit Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë dalë në një konferencë për mediat për të folur në lidhje me disa nga çështjet ekonomike.

Ai bëri të ditur se në pranverë do të jetë funksional aeroporti i Kukësit, por me shaka tregoi edhe “kushtin” që ka për kuksianët në mënyrë që të përfitojnë udhëtimin e parë falas.

“Shpresojmë që aeroporti i Kukësit do jetë operacional në pranverë. Unë nuk e kam harruar objektivin që 120 vota për PD t’i sjell me avion nga Londra. Do përzgjidhen midis atyre që kanë sharë e përqeshur më shumë idenë e aeroportit të Kukësit.

Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë të akumulojnë kredite për udhëtimin falas duke sharë sa më intensivisht, kush do shajë e do tallë më shumë do hyjë në avion e do zbresë në Kukës për të votuar për PD, 120 vota me fluturim falas, ky është një objektiv, shpresoj ta realizoj”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT