Skandal në Kosovë/ “Avullojnë” mbi 2 milion euro nga Thesari i Shtetit

Skandal në Kosovë, ku mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari i Shtetit.

Policia e Kosovës bën me dije se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, që dyshohen se, së bashku me dy person atë tjerë që janë në kërkim, duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi 2 milionë euro

Policia ka bërë me dije se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT