Basha: Nëse Meta shpërndan Parlamentin, ja ç’do të hëjë PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot në konferencë për shtyp se opozita do të përkrahte një vendim të Presidentit Ilir Meta për shpërndarjen e Parlamentit. Ai e cilësoi si të drejtë qëndrimin e kryerepublikanit Fatmir Mediu, i cili kërkoi që kreu i shtetit të shpërndante sa më parë Parlamentin.

“Ne jemi pro çdo opsioni që ofrohet si zgjidhje”, theksoi Basha.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Basha tha se “ne kemi dy vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe Edi Rama i ka penguar. Ne duam që zgjedhjet të mbahen që këtë të diel”, tha Basha.

“Edi Rama është i mbaruar. Opozita do fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën shqiptarëve”-deklaroi ai.

Basha iu kundërpërgjigj kështu deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha në konferencën për mediat se PS-ja edhe nëse po të mbahen zgjedhjet i fiton zgjedhjet, duke marrë më shumë mandate seç ka marrë në vitin 2017.

Për këtë Rama u shpreh se e vlerëson në bazë të sondazheve që ka kryer Partia Socialiste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT