Dendias takon Dulen, premton mbështetje për minoritarët: Herën tjetër do vizitoj Vunoin, fshatin nga ku kam origjinën

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizitoi ditën e djeshme Tiranën, ka zhvlluar një takim edhe me përfaqësuesit e minoritetit grek.
Dendias ka dëgjuar shqetësimet e kreut të i PBDNJ-së, Vangjel Dule në lidhje me mbrojtjen e pronës dhe arsimimin në zonat minoritare.
Ndër të tjera ai ka premtuar se në vizitën e ardhshme do të vizitojë Himarën dhe fshatin Vuno, nga ku ka dhe origjinën.
Ndërkohë gjatë bisedës minoriteti i ka kërkuar ministrit grek heqjen e kushtit për ta për testin e Covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës së Qafë Botës.
Dje, ministri i Jashtëm grek vizitoi Shqipërinë ku takoi liderët kryesorë politikë në vend.
Lajmi kryesor që prodhoi vizita e Dendias ishte konfirmimi i asaj që mediat greke e shkruanin prej javësh, se “Deti” do të gjykohej në Hagë.
Në Athinë, mediat greke thonë se ishte presioni i qeverisë së tyre që “Deti” të gjykohej në Hagë. Në Tiranë qeveria thotë se ishte ide e saj.