Ngrije maskën o njeri!
LEDI SHAMKU

Për të gjithë pankomplotistët që shohin pas çdo maske anticovid një komplot botëror, dua thjesht t’i ftoj, ata dhe të tjerët, te ky arsyetim: siguria e maskës ndaj Covid ka pak a shumë përqindjet e sigurisë së prezervativit:
1. Siguria e Maskës luhatet nga 72% në 98% (varet nga shumë faktorë) pra ka një mesatare te 82 %
2. Siguria e Prezervativit për të shmangur shtatëzanitë e padëshiruara është 82% – 84 %
Halli është se te përdorimi i këtij të dytit nuk shihni komplot, a së paku jo ndërkombëtar e politik
Ngrije maskën o njeri, se ke dhuntinë e arsyes!