Meta është ankuar në PE për ligjin zgjedhor? Kreu i delegacionit: Presidenti shqiptar më dërgoi një letër personale më 8 Tetor…

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis e ka vlerësuar vizitën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë, si një zhvillim pozitiv për Shqipërinë.
Sipas tij, kjo vizitë tregon një hap drejt fqinjësisë së mirë, pasi kjo është një ndër kushtet thelbësore për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në postimin e tij, ai thekson se është kusht respektimi i të drejtave të pakicave në vendin tonë. Gjithashtu Kefalogiannis shprehet se kusht për integrimin në BE janë gjithashtu funksionimi i Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe përfundimi i Reformës Zgjedhore. Ai zbulon se ka marrë një letër nga presidenti Ilir Meta me 8 tetor, pikërisht për këto çështje.
“...Raporti i Progresit mbi progresin e pranimit të Shqipërisë botuar në 6 tetor përmendi, ndër të tjera, nevojën për përparim më të madh në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të vendit dhe përfundimin e reformës në legjislacionin zgjedhor.
Një reformë për të cilën Presidenti shqiptar Ilir Meta më dërgoi një letër personale në 8 Tetor...”, shkruan Manolis Kefalogiannis.