“Do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë”/ Rama nxjerr pamjet nga aeroporti i Kukësit (Video)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar pamjet nga kantieri në aeroportin e Kukësit.

Kreu i qeverisë thekson se ky aeroport do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes.

Postimi i Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT