“22 pacientë në terapi intensive”/ Manastirliu flet për kapacitetet në spitale

Shqipëria u pajis me 60 respiratorë të rinj, të cilët u dhuruan nga SHBA dhe NATO. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj u shpreh se këtë ndihmë, numri i respiratorëve në sistem shkon në 173.

Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se 22 pacientë janë në terapi intensive ose siç e shpjegoi ajo, më pak se 10 për qind e kapacitetit. Manastirliu theksoi se në dimër presim rritje të numrit të të infektuarve.

Po ashtu, ministrja u shpreh se deri në fund të pandemisë, me financimin e qeverisë, sistemit do t’i shtohen edhe 44 respiratorë të avancuar edhe statikë.

“Me gjithë dobësitë në sistemin tonë, ne ia kemi dale që të përballemi me pandeminë që në momentin e parë. Arritëm që të përgatiteshim në kohë, me spitalet, sot me ndihmë e çmuar të aleatëve tanë, ne kemi dyfishuar kapacitetet respiratore.

Në sistem kemi 173 respiratorë. Me flotën e respiratorëve në dyfishojmë flotën që i shtohet kapaciteteve ekzistuese prej 200 respiratorësh që kishim para se të përballeshim me epideminë“, u shpreh Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT