Tirana vatra më e nxehtë e epidemisë në vend, numëron mbi 3 mijë të infektuar
Vendi ka shënuar sot një tjetër rekord në numrin e rasteve të reja me koronavirus, 302, shifra më e lartë e regjistruar në 24 orë që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkohë, Tirana cilësohet si vatra më e nxehtë e epidemisë, ku vetëm sot janë regjistruar 173 të prekur.
Deri më tani, numri i rasteve aktive me koronavirus në kryeqytet ka shkuar në 3653.
Pas Tiranës, qarku më i prekur është Durrësi, me 724 raste totale aktive, ndërsa qarku i tretë më i goditur nga epidemia është Shkodra me 494 raste.
Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët për respektimin e masave anti-covid.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2”, thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3653
Durrës 724
Shkodër 494
Fier 487
Korçë 459
Lezhë 369
Elbasan 334
Vlorë 285
Berat 217
Kukës 178
Dibër 95
Gjirokastër 95