Rezoluta për Antisemitizmin, reagon ambasada e SHBA-së: Krenarë që e quajmë Shqipërinë një partnere dhe aleate

Ambasada e SHBA ka reaguar pas miratimit sot në Kuvend me 111 vota pro të ë rezolutës kundër antisemitizmit.
Me një shënim në Twitter, Ambasada amerikane përshëndet miratimin e rezolutës, ndërsa e komenton si një akt që “vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes”.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, thuhet me stë tjerash në postim.
Postimi i plotë:
Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipqërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht rrezikut. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.