Pas vizitës së Dendias, përplasje për minoritetet në Kuvend, Alimadhi sulmon deputetin maqedonas

Vetëm dy ditë pas vizitës së shefi ttë diplomacisë greke, Nikos Dendias në Tiranë, Parlamenti shqiptar është përfshirë në një debat për minoritetet, duke u nisur nga ligji për diasporën.

Deputeti i pakicës maqedonase Vasil Steriovski, i ardhur në Kuvend nga listat e LSI-së, ka depozituar në Kuvend një propozim sipas të cilit duhet të përfitojnë të drejtat e ligjit mbi diasporën edhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare që jetojnë jashtë vendit.

Por ky propozim ka hapur në një përplasje të fortë në seancë. Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat ka deklaruar se nëse miratohet ky amendament ai prek çështjen kombëtare. Madje ai do të bashkonte votat me deputetët e mazhorancës për të rrëzuar këtë nismë.

“Ata nuk janë pakica kombëtare por etnike, ky ligj ka objekt diasporën shqiptare. Këtu nuk flitet për pakica kombëtare. Dua ti them kolegut Steriovski se do të ketë lëvizje së shpejti edhe në Maqedoni, si mund t’ju japim ju të drejtën, po jo kur objekti ligjit janë shqiptarët.

Ndërkaq, ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se ka një keqkuptim. “Pa dashje në trajtimin e diasporës me minoritetet. Diaspora është standard për të gjithë vendet. Një irlandez në SHBA është diasporë irlandeze. Janë nocione legjislative këto”, tha Majko.

Kujtim Gjuzi e pyeti deputetin e LSI: “Zoti Steriovski ju e trajtuat si minoritet, Ju jeni pakica gjuhësore apo jo”. Vasil Steriovski u përgjigj se “Legjislacioni shqiptar të gjitha minoritetet i trajton si pakicë kombëtare. Kolegët se kanë kuptuar iniciativën të gjithë minoritetet në bazë të ligjit për diasporën u jep të drejtën minoritarë. Ne kemi figura të larta nga minoritetet”.

Nisma e propozuar nga deputeti i opozitës, pjesë e pakicës maqedonase pritet të rrëzohet nga parlamenti, pasi mazhoranca është kundër.

“Kryetarja e komisionit citoi mendimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për të cilët koncepti i diasporës dhe ai i pakicave kombëtare janë krejt të ndryshëm nga njëri tjetri dhe në këto kushte një ndërhyrje e tillë në legjislacion është e panevojshme. PËRFUNDIME: Në përfundim, bazuar në gjithë problematikat e evidentuara më lart, Komisioni Për Politikën e Jashtme, vlerësoi se projektligji i propozuar nuk duhet të miratohet, dhe me votat e shumicës së anëtarëve të pranishëm vendosi mos-miratimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 16/2018 “Për Diasporën””, thuhet në relacionin e komisionit të Politikës së Jashtme.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT