Rudina Hajdari: Basha i do 400 mln euro për Dionisin dhe kunatin e tij!

Debati për çështjen e përpunimit me mbetjeve është trajtuar edhe në Parlamentin shqiptar.
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari akuzoi liderin e PD-së, Basha, duke u shprehur se “në vitin 2011 Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndryshuan mendim dhe vendosën të miratojnë importin e plehrave në Shqipëri kryesisht nga Italia”.
“Te ato 400 milionë eurot e ka mendjen edhe ai që bërtet nga rruga e që kur ishte Kryetar Bashkie menaxhimin e plehrave të Tiranës ia dha Dionisit të kunatit të vet. Aty e kanë mendjen këta. Po nga dalin keto 400 milionë euro? Të dashur shqiptarë këto dalin nga djersa juaj. Është mundi dhe sakrifica e përditshme e çdo njeriu të ndershëm, që jeton, punon e paguan taksa në këtë vend”, u shpreh deputetja Hajdari në Parlament./Gazeta Shqip