Soreca përshëndet miratimin e Rezolutës Antisemitizëm: Të vendosur të luftojmë këtë fenomen të errët

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një statusi në “Twitter” ka përshëndetur miratimin nga parlamenti i Shqipërisë të Rezolutës Antisemitizëm.

Soreca shprehet se BE është e vendosur të luftojë antisemitizmin, duke shtuar s unioni nxit zhvillimin e jetës e diversitetit.

“Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 202”, shkruan Soreca

foto galeri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT