Debati për luftën/ Shpërthen socialisti Hysi: Kolaboracionistët duhej të ishin varur, rrini urtë e votoni ligjin

Në seancën e parlamentit po zhvillohet një debat i ashpër në lidhje me nismën e deputetit Spartak Braho, i cili kërkon që të përcaktojë periudhën e komunizmit në Shqipëri. “Periudha e komunizmit eeshtee periudha e historisee see Shqipeerisee nga 29 neentori 1944 deri mee 8 dhjetor 1990”, thuhet në propozimin e deputetit Spartak Braho.
Por kjo është kundërshtuar ashpër nga deputetët e opozitës në lidhje me këtë nismë duke e cilësuar si ndryshim të historisë së Shqipërisë. Më i ashpër ka qenë Ralf Gjoni, Myslim Murrizi dhe Adriatik Alimadhi. Por kundër qëndrimeve ka folur deputeti socialist Alket Hyseni duke theksuar se po e keqinterpretojnë nismën dhe se historinë e bëjnë fitimtarët.
“Kolorabocionistët duhet të rrinin urtë sot. Nuk u qethën në Shqipëri, edhe pse e meritonin. Atje në Francë dhe dhe Holandë janë vrarë bashkëpunëtorët, por këtu nuk ndodhi. 66 mijë vetë u gjykuan në Holandë, 122 u depërtuan. Nuk mundet ndonjë pasardhës i dështuar sot të ngatërrojë luftën heroike me fajet e drejtuesit e regjimit komunist Historinë nuk e bëjnë tradhtarët por fitimtarët, mirë që nuk keni qenë në kahun e duhur të historisë, por hajdeni e votojeni këtë sot”, deklaroi Hyseni.
Ndërsa kjo u kundërshtua nga Gjoni i cili iu drejtua nënkryetares Hysi: “se kam lexuar më shumë libra se ti dhe mos e përdhosni historinë”. Por Hyseni deklaori se këtu nuk ka kolaboracionistë, por përfaqësues të tyre.