“Monika do peshk, na është qepur me…”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do digjesh në tigan

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”.

Kryemadhi tha gjatë një takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend.

“S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh kryemadhi në takimin me të rinjtë.

Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI pasi një ditë më parë kjo e fundit i kërkoi banorëve të Vorës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti të mos dalin nga banesat, ndërsa i premtoi se do të jetë pranë tyre për të bërë rezistencë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT