“Mos harroni, jeni ju shefi”/ Mesazhi i fortë i Yuri Kim për votuesit shqiptarë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka bërë një apel të fortë për votuesit shqiptarë, kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet. Kim tha në emisionin OPINION se qytetarët duhet të kuptojnë pushtetin që kanë dhe se “janë ata shefi”.

“Kam një mesazh për votuesit shqiptare. Bëni pyetje, kërkoni llogari dhe vendosni. Është me rëndësi që njerëzit të mbajnë mend se janë ata shefi. Është me rëndësi që njerëzit të njohin pushtetin që kanë.”, deklaroi Yuri Kim në emisionin Opinion.

Ambasadorja e SHBA deklaroi se “Po punojmë dhe do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT