Yuri Kim mesazh presidentit Meta: Duhet të jesh unifikues i politikës!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka kërkuar presidentit Ilir Meta që të luajë rol unifikues në politikën shqiptare, ndërkohë që vendi pergatitet për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Duke kujtuar rastin e pandemisë ku presidenti mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, diplomatja amerikane u shpreh në OPINION se se ajo pret që Ilir Meta ta luajë sërish këtë rol pozitiv.
Pjesë nga biseda
Blendi Fevziu: Ai nuk do të jetë në zgjedhje sepse është president, por është shumë aktiv në politikë në muajt e fundit.
Ambasadorja Kim: Një pikë shumë me vend. Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson, ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.
Kohët e fundit ka patur një angazhim të fuqishëm të kreut të shtetit, duke lënë në hije edhe Lulzim Bashën, që është kreu i opozitës.
Ilir Meta ka hequr petkun e presidentit, duke u përfshirë në një përballje direkte me kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancën.