Koronavirusi, Italia regjistron sërish shifra alarmante

Italia nuk gjen qetësi. Sipas raporteve zyrtare, vendi fqinj ka pësuar sërish rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët fundit.

Mësohet se janë resgjistruar 19.143 të infektuar përgjatë kësaj kohe, ndërsa janë shënuar faktekqësisht edhe 91 viktima.

Italia është njëri prej vendeve më të prekura me 484 869 të infektuar që nga nisja e pandemisë dhe me 37 059 viktima.

Vendi po përballet sërish me një mbyllje të dytë, ku vetëm ditët e fundit më shumë se 5 qytete kanë ndaluar qarkullimin.

Qeveria Italiane dhe autoritetet drejtuese lokale janë detyruar të ndërmarrin gjatë orëve të fundit masa më drastike që limitojnë qarkullimin e banorëve si dhe zhvillimin e çdo aktiviteti në orare e zona të caktuara.

Në disa rajone italiane si në Lombardi, Lazio e Campania është rikthyer modeli i autocertifikmit që motivon lëvizjen me arsye të forta në fashën kohore nga 23.00-24.00 deri në 5 të mëngjesit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT