Shtëpitë e prishur nga tërmeti në Ishëm/ Marin Mema jep lajmin e mirë: Gati për ndërtimin e 44 banesave

Zona e Ishmit është një ndër më të goditurat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku shumë familje mbetën pa një çati mbi kokë, e shumë prej tyre jetojnë ende në çadra.

Gazetari Marin Mema dha lajmin e mirë në emisionin “Ftesë në5”, ku tha se, së bashku me Organizatën “Rrënjë Shqiptare”, janë gati për projektin e madh për ndërtimin e 44 shtëpive.

Ai thotë se arritën marrëveshjen me qeverinë për të blerë një tokë, pasi ndërtimi i shtëpive do të jetë si një komunitet.

“Më në fund u arrit marrëveshja me qeverinë për tokën për t’i hapur rrugë projektit të madh me 44 shtëpi. Kjo marrëveshje na jep mundësinë për të patur lehtësitë fiskale për t’i vënë jetë këtij projekti.

Do ndërtohen në zonën e Ishmit, një nga zonat më të prekura. Ka shqetësim të madh te njerëzit sepse janë akoma në çadra. Puna duhej të ishte filluar më herët, por janë disa proceduara që nuk i anashkalojmë dot. Deri tani janë ndërtuar 5 shtëpi dhe sinqerisht i kuptojmë problemet që kanë ata që jetojnë në çadra, gjërat duhej të kishin marrë zgjidhje. Ndihem edh borxhli ndaj këtyre njerëzve sepse do të donim t’i ndihmonim të gjithë sa më shpejt”, shprehet Marin Mema.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT