Kosova mban frymën: Nesër seanca nëse Thaçi e Veseli shpallen të pandehur

Ditën e nesërme pritet që një trupë gjyqësore e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë të marrë një vendim nëse do të konfirmojë akuzën e Prokurorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa krerëve të UÇK-së apo jo.

Sipas të dhënave paraprake, vendimi do të shpallet ditën e nesërme, ndërkohë që nëse ndodh konfirmimi i akuzës, atëherë prokurori do të ketë dorë të lirë për të kërkuar se si do të veprojë në lidhje me masën e sigurisë ndaj presidentit të Kosovës, të cilën gjithashtu do ta vendosë gjykata paraprake.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nëse konfirmohet akuza ai do të japë dorëheqjen nga posti i tij. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT