I dha futbollistit afrikan pasaportën shqiptare për 8 orë, Rama-Metës: I ka bërë gol me kokë drejtësisë! Ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh në Shqipëri

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur më dhënien të nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta të futbollistit Joseph Cobbina.

Ai është shprehur se ndërkohë që Presidenti i dha pasaportën shqiptare futbollistit brenda 8 orëve, Cobbina ishte nën akuzë për falsifikim dokumentash rreth qëndrimit në Shqipëri.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama.

 

j.l./ dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT