Rama i nxjerr skandalin Metës: Ja goli me kokë që i ka bërë drejtësisë!

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish me një mesazh të fortë presidentit Meta në rrjetet sociale.
Kryeministri shkruan se Meta i ka dhënë pasaportën shqiptare për 8 orë futbollistit afrikan, ndërkohë që ky i fundit ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash!
Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama.
Futbollisti ganez, të cilit Ilir Meta i ka dhënë nështetësinë shqiptare Brenda 8 orësh, në mënyrë që të mashtrohej UEFA, ka problem të rënda me drejtësinë.
Ai është në një process gjyqësor prej vitit 2019 në Gjykatën e Tiranës. (Foto me poshte)
Akuza: Falsifikim dokumentesh.

Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!
— Edi Rama (@ediramaal) October 23, 2020