Emri i Vjosës brenda territorit shqiptar shkruhet Zarandaporos. MEPJ: Na janë përgjigjur pozitivisht për 40 raste, për këtë ende nuk kemi përgjigje

Disa foto nga “Google Maps”, tregojnë se emri i lumit Vjosa nuk është më i shkruar në gjuhën shqipe, por sipas emërtimeve greke.
Së fundmi ka ndërruar dy herë.
Ka patur reagime nga shoqëria civile; një nga ata që ka reaguar është aktori Florian Binaj.
Ai shkruan se emri madje ka qenë ndryshe para disa mujash dhe është ndërruar sërish këto kohë.
“Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, ka shkruar aktori.
Binaj ka përmendur në postime edhe zv.ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët.
I njëjti problèm u ngrit edhe pak kohë më parë, sepse emri i Kosovës nuk shfaqej në hartën e “Apple”.
Përveçse qytetet ishin të shkruar serbisht, as kufiri nuk ishte i cakuar qartë dhe dukej sikur Kosova ishte pjesë e Serbisë.
Për këtë arsye mijëra qytetarë nënshkruan një peticion online, që u mbështet dhe nga personazhe si Dua Lipa, Rita Ora etj dhe më pas gjithçka u vendos në vendin e vet.
I pyetur rreth emërtimit të Vjosës, ka reaguar ditën e sotme edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
Sipas deklaratës, kompania Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.
Deri më tani është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, të cilin Wikipedia e njeh momentalisht si “Lumi i Zarandoporos”.
Fushata, thuhet në reagimin e MEPJ-së, “është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë”.
Ja lista me 40 emrat e rregulluar:
- Liqeni i Shkodrës
- Lumi i Bunës
- Lumi i Vjosës
- Lumi Drinos
- Lumi i Devollit
- Lumi i Cemit
- Lumi i Cemit
- 8 Përroi i Seferçës
- Liqeni i Shkopetit
- Përroi i Lëpushës
- Lumi i Ishmit
- Lumi i Bushtricës
- Lumi i Currajt
- Lumi i Drinit
- 15 Lumi i Kirit
- 16 Lumi i Povëlës
- 17.Lumi i Semanit
- Lumi i Valbonës
- Lumi i Kurvajt
- Lumi i Matit
- Lumi i Pajës
- Lumi i Rapunit
- Lumi i Vermoshit
- Lumi Zalli i Bulqizës
- Lumi i Zaranikës
- Lumi i Sarandaporos.
- Lumi i Zezës
- Liqeni i Kasnicës
- Lumi i Bazit
- Liqeni i Belëshit
- Liqeni i Bufit
- Liqeni i Çërragës.
- Liqeni i Holit
- Liqeni i Ibizës
- Liqeni i Kuq.
- Liqeni i Paraskës
- Liqeni i Petritit
- Liqeni i Rimonit
- Liqeni i Ulzës
- Liqeni i Zi
- Liqeni i Kocebse