Basha: Biznesi po shkon drejt rrënimit, ka nevojë për një plan mbështetjeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se biznesi po vuan pasojat e rënda të pandemisë së koronavirusit.
Me një shënim në facebook, Basha ka publikuar edhe videon e pronarit të një biznesi të vogël, i cili shprehet se po mbijetojnë me vështirësi në treg dhe se i duhet të marri kredi për të paguar taksat.
“Kemi 20 vite me këtë aktivitet, kemi 8 vite që paguajmë takse, por qeveria nuk na ka ndihmuar fare, duke filluar që nga ndriçimi rrugor. Pandemia na la pa punë. Përfitime nuk kemi marrë, stafi nuk mori asgjë. Ne mbijetojmë kohët e fundit, marrim kredi për të paguar taksat”, tha ai.
Basha tha se biznesi ka nevojë për një plan mbështetje dhe se “koha nuk pret”.
“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret”, shkruan Basha në facebook.