Rama takon Vuçiç e Zaev javën e ardhshme, Hoti ende pa përgjigje

Edi Rama do të takohet me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaevin në Shkup, të premten e ardhshme. Takimin e organizon Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në kuadrin e nismës së “Minishengenit” pas takimeve që janë zhvilluar në Novi Sad të Serbisë dhe Durrës. Siç bën të ditur agjencia serbe Tanjug, ja ftuar edhe Prishtinën në takim.

Zaev, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Prishtinës, Avdulah Hoti, tha se përmirësimi i bashkëpunimit më të gjerë rajonal do të jetë arsyeja që ai të takohet me Vuçiç dhe Ramën të Premten e ardhshme.

“Në vendin tim, ka një proverb që thotë se ne nuk zgjedhim fqinjët tanë, por ata janë të parët që vijnë në ndihmë. Prandaj, ne presim që Prishtina të bashkohet me nismën rajonale të udhëhequr nga Maqedonia Veriore, Serbia dhe Shqipëria, në mënyrë që karakteri i saj përfshirës të jetë një përparësi për rajonin, pavarësisht nga çështjet e hapura politike”, tha Zaev.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT