Pas shqiptarëve, Grenell nis të joshë serbët e SHBA për të votuar Trump

Pas joshjes së shqiptarëve të SHBA për të votuar Donald Trump më 3 nëntor, i dërguari special për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenel, është hedhur nga ana tjetër për të bërë për vete sa më shumë serbë që jetojnë në SHBA.
Në shtetet kyçe ku vendoset fati në zgjedhjet e 3 nëntorit është krijuar një grup “Serbët për Trump 2020”.
Një pjesë e rëndësishme e serbëve jetojnë në shtetin deçiziv për zgjehdjet, Vvisconsin, ku Grenell po vijon me mbledhjen e fondeve për Trump.
I dërguari i Trump do të marrë pjesë edhe në në liturgjinë e së dielës në në Kishën e Shën Savas në Milvvaukee.
Njoftimi u botua në faqen në Facebook të Nismës, duke thënë se “Serbët Amerikanë” janë krenarë që Grenel do t’u bashkohet atyre në liturgjinë e së Dielës në kishën e Shën Sava, i cili, do të vizitojë komunitetin serb gjatë vizitës së tyre në VVisconsin.
Pak ditë më parë, grenell ishte në Michigan ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarët, për t\i bondur që të votojnë për Trump.