Gratë e naftëtarëve të Ballshit në ditën e 11 të grevës: Nuk e negociojmë bukën e fëmijëve, duam lekët tona

Sot bëhen 11 ditë nga greva e urisë e grave të naftëtarëve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.

Edhe pse gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar gratë janë shprehur se nuk do ta lënë grevën, pasi nuk mund të negociojnë për bukën e gojës.

Ata janë shprehur se presin një zgjidhje nga kryeministri Edi Rama që t’i ndihmojë pasi nuk po kërkojnë lëmoshë, por lekët e punës.

“Do ta vazhdojmë grevën, nuk kemi ku të shkojmë. Kryeministri thotë të negociojmë për bukën e gojës, po për bukën e fëmijëve nuk negociohet. Nuk po kërkojmë lëmoshë, por lekët e punës sonë,” shprehet një nga gratë në grevë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT