Të rinjtë në Kosovë s’pyesin për COVID/ Festojnë të shkujdesur, ministri aksion natën, mbyll lokalet (FOTO)

Sikurse dhe vendet e tjera në rajon, Kosova ka ndërmarrë një sërë masash për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.
Megjithatë, duket se të rinjtë në Prizren nuk janë shumë të shqetësuar për këtë, pasi në disa foto të publikuara, ato duken festuar të shkujdesur në lokale nate.
Kjo situatë ka bërë që Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës të dalin në orët e natës në Prizren për të inspektuar respektimin e rregullave anti-covid.
Shumë lokale nuk respektonin asnjë masë, e madje, në njërin prej tyre, ishte organizuar një festë me rreth 1 mijë persona të ftuar.
Si pasojë, lokalet që nuk respektuan masat anti-covid u mbyllën, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur.