Veliaj-Metës: Mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës!

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dënuar sulmin e paprecedentë të presidentit Meta i cili ka nisur një fushatë kundër medias e cila zbuloi skandalin me dhënien e pasaportave në kundërshtim me ligjin.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shpreh solidaritetin me mediat që hetojnë dhe refuzojnë bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit.
“Çudira Presidenciale, mbron gjobë-mediat që ngrihen me trafikun e drogës dhe sulmon troç-mediat që hetojnë trafikun e pasaportave! Solidaritet me Albën, Carlon e këdo që refuzon bullizmin e një pakice të lodhur rrënojash morale në emër të shumicës së ndershme të vendit”, shkruan Veliaj.
Çudira Presidenciale, mbron gjobe-mediat qe ngrihen me trafikun e droges, dhe sulmon troç-mediat qe hetojne trafikun e pasaportave! ?
Solidaritet me Alben, Carlon e kedo qe refuzon bullizmin e nje pakice te lodhur rrenojash morale ne emer te shumices se ndershme te vendit! ??
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) October 25, 2020