Rritet numri i të infektuarve me COVID në Kosovë, 186 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Kosovë janë regjistruar 186 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa fatkeqësisht, dy persona kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 17.943. Ndërsa 663 persona kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK-ja njoftoi se janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT