Saranda me shëtitore të re, ja sa kanë avancuar punimet (Fotogaleri)

Saranda pritet që verën tjetër të ketë një shëtitore të re buzë detit.
Punimet ndoshta duhet të kishin avancuar më tepër, por pandemia shkaktoi vonesa të pa parashikuara. Megjthatë një pjesë e madhe e punimeve, përfshi shkallët e larta që i afrohen detit dhe shtrimi i pllakave ka përfunduar.
Shëtitorja e re është vetëm pjesa nga Limani i varkave të peshkimit, përgjatë plazhit të “Centralit” dhe deri aty ku ndërpritet nga rruga e makinës.